Dy ngjarjet, e para në Novoselë, ku raportohet se tre persona para tre ditësh kanë grabitur një makinë tip ‘BMW’ në orët e vona të natës, pasi i kishin zënë pritë shoferit në rrugën e vjetër Fier-Vlorë.
Po atë natë është grabitur me armë zjarri edhe një karburant. Sipas burimeve të Report Tv, autorët që dyshohet se janë të njëjtët kanë lidhur rojen e karburantit dhe kanë marrë xhiron ditore.
Por për të dy rastet policia nuk ka dhënë asnjë informacion nëse janë identifikuar apo arrestuar autorët e dy grabitjeve.
dy.b/shqiptarja.com
