Vlorë, grabitet pronari i Exchange, autorët e sulmojnë sapo del nga dyqani dhe i marrin paratë (VIDEO)

VLORE - Një grabitje ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:50 në lagjen "Bashkimi" ose siç njihet ndryshe "Çole" të qytetit bregdetar, ku pre e grabitjes ka rënë pronari i një pike Exchange.   

Kambisti sapo ka dalë nga dyqani, së bashku me djalin e vogël i është drejtuar makinës së tij, teksa në këtë moment ndërsa persona ende të paidentifikuar i janë afruar duke e kërcënuar dhe goditur me sende të forta.

Autorët kanë arritur t'i marrin çantën që mbante në sup, aty ku kishte edhe shumën e lekëve, që kishte marrë nga subjekti. Autorët pasi e kanë goditur, janë larguar duke përfituar nga errësira, ndërsa kambisti është vënë në ndjekje të tyre, teksa ka lajmëruar edhe policinë për ngjarjen.

Në kërkim janë vënë edhe blutë e Vlorës, ndërsa nuk dihet shuma që kanë arritur të grabisin autorët apo identiteti i tyre.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja