VLORE- Një person i armatosur dhe me maskë ka hyrë në ambientet e godinës së komunës Horr Vranisht, në fshatin Granisht dhe ka vjedhur paratë rezervë që ndodheshin në kasafortë e komunës. Grabitja ndodhi paraditen e sotme, në fshatin rreth 1 orë e 45 minuta larg qytetit të Vlorës. Gati tre orë pas grabitjes, policia njofton se arrestoi autorin në pyll.

GRABITJA
Personi i armatosur dhe me maskë hyri në ambjentet e komunës rreth orës 11 00. Nën kërcënimin e armës, tip kallashnikov, i grabitësi i ka marrë punonjëses së komunës një shume prej 300 mijë lekësh. ndërsa mbajti peng edhe një punonjës të komunës, të cilen kur arriti te largohej e la të lirë. Nga të dhënat e para të policisë mësohet se grabitësi ka qëlluar në ajër.

ARRESTIMI
Me të mësuar për ngjarjen bjë grup hetimor, është nisur drejt fshatit ku ndodhi grabitja për të kryer veprimet hetimore si dhe për të marrë në pyetje dëshmitarët e ngjarjes. Rreth orës 14. 00 policia e Vlorës njoftoi se kishte arritur të prangoste të dyshuarin si autorë të grabitjes në pyll, jo shumë larg fshatit Granisht. Për momentin nuk bëhet i ditur identiteti por mësohet se është i moshës 35 vjeç.
(sg/jd shqiptarja.com)