Ditën e sotme janë sekuestruar 40 kilogramë lëndë narkotike.
Policia ka arrestuar Fatjon Lamçaj, 29 vjeç, banues në fshatin Drithas, pasi droga u gjet e groposur në bahçen e shtëpisë së tij, e hermetikuar në dy bidona plastikë.
Ndërkoh para dy ditësh u sekuestrua në 3 banesa të fshatit Llakatund 14 ton e 466 kg drogë e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva në formë boçesh dhe çokollate, gjithashtu në vijim të operacionit antidrogë në Llakatund, u gjet një tjetër sasi lënde narkotike në fshatin Drithas, e cila pas peshimit rezultoi prej rreth 696 kg Cannabis Sativa.
Droga e gjetur në Vlorë në fshatin Drithas
Droga e gjetur në Vlorë në fshatin Drithas
Droga e gjetur në Vlorë në fshatin Drithas
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com