VLORE- Dy nxënës shkolle janë helmuar nga ushqimi i një Fast-Food-i në qytetin e Vlorës. Dy fëmijët e helmuar janë nxënës të shkollës “24 Maji” në qytetin bregdetar.
 
Sapo u konstatuar simptomat e para, nxënësit janë dërguar me urgjencë në spitalin e qytetit për mjekim.

Gjendja shëndetësore e dy nxënësve të helmuar, është përkeqësuar. Ndërsa inspektorët e AKU kanë mbërritur në Vlorë për të nisur inspektimin e ushqimit të tregtuar nga “Fast Food-i”.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)