VLORË - Një pedagog i Universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë u merrte para studentëve, teksa seksere kishte kushërirën e tij, gjithashtu studente në këtë universitet.

Policia ka nisur procedim penal në gjendje të lirë për pedagogun Artan Xhaferri 40 vjeç banues në Vlorë dhe studenten Elda Memaj 23 vjeç.

Sipas policisë personat me iniciale M.B dhe Z.H i kanë dhënë shumën e 15 mijë lekëve të reja 23-vjeçares me objektivin për të siguruar një notë kaulese në lëndën e pedagogut Artan Xhaferri.

Policia vijon punën intensive për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, teksa Artan Xhaferi tashmë ndiqet penalisht për veprën penale "Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”

Ndërkohë studentja 23-vjeçare Elda Memaj ndiqet penalisht për veprën penale "Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike".

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)