Vlorë/ I dënuar me 2 vite e 8 muaj burg për armëmbajtje pa leje, arrestohet 36-vjeçari i shpallur në kërkim (VIDEO)

Vlorë – Një 36-vjeçar i shpallur në kërkim më parë pasi ishte dënuar me 2 vjet e 8 muaj burg, për armëmbajtje pa leje është arrestuar nga policia e Vlorës.

36-vjeçari i identifikuar si Saimir Hasanaj, është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë me burg pasi në muajin gusht të vitit 2019, pasi në kuadër të hetimeve nga policia për zbardhjen e një konflikti me armë zjarri mes disa shtetasve, në të cilin ka qenë i përfshirë edhe 36-vjeçari, blutë kanë gjetur në banesën e tij armë zjarri pa lejen përkatëse.

“Në zbatim të planit të masave të hartuar në kuadër të megaoperacionit mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve në kërkim dhe goditjen e veprimtarive të ndryshme kriminale, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Vlorë, është organizuar dhe finalizuar operacioni “Location”, në kuadër të të cilit u lokalizua në Tiranë, u kap dhe u vu në pranga shtetasi:  

Saimir Hasanaj, 36 vjeç, banues në Vlorë”,- njofton policia.

K.M/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Vrasja e 14 vjeçarit, shtohen efektivët e policisë në të gjithë shkollat e kryeqytetit

Tiranë/ Vrasja e 14 vjeçarit, shtohen efektivët e policisë në të gjithë shkollat e kryeqytetit