VLORE - Një 46-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi ka thyer masën e sigurisë "arrest shtëpiak" të dhënë nga Gjykata e Vlorës. 

Grigor Lamaj, 46 vjeç, banues në Vlorë rezulton i dënuar në Itali me 8 vite burg, por Gjykata e Vlorës e ka liruar atë nga burgu, duke e lënë në arrest shtëpie, me qëllim ekstradimi drejt shtetit fqinj. Ai ka thyer masën e sigurisë, ndërsa është arrestuar nga policia natën e kaluar rreth orës 23:30, në lagjen “Pavarsia”, në vendin e quajtur “Aulona”. 

Njoftimi i Policisë: 
Policia ka ndaluar një shtetas i cili ka thyer masën e sigurisë “Arrest shtëpie”, duke u larguar nga vend qëndrimi i vendosur nga Gjykata e Milanos!

Më datë 04.02.2018, rreth orës 23:30, në lagjen “Pavarsia”, në vendin e quajtur “Aulona”, është kapur nga shërbimet policore, shtetasi: Grigor Lamaj, 46 vjeç, banues në Vlorë. Shtetasi i mësipërm është me masë sigurie “Arrest shtëpie”, me qëllim ekstradimi. 

 

Ky shtetas ka marrë masën e sigurisë “Arrest shtëpie”, pasi Gjykata e Milanos e ka dënuar me 8 vjet e 1 muaj burg për Vepren Penale, "Organizatë kriminale në bashkëpunim, ndihmë dhe favorizim prostitucioni", të prashikuar nga nenet përkatëse të Kodit Penal Italian.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com