Policia e Vlorës ka arrestuar sot një 26 vjeçar, i cili kishte dy mina me sahat në makinën e tij Benz ML. Sipas uniformave blu, në prangat e policisë ka rënë Roberto Hodaj, 26 vjeç, banues në Vlorë.

Ndërkohë, gjatë kontrollit në shtëpi atij iu gjet edhe një sasi kanabisi.

NJOFTIMI I POLICISE

Policia arreston në flagrancë shtetasin të cilit iu gjetën në automjet  2 mina me sahat.

Sektori për Krimet e Rënda dhe Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP.Vlorë kanë finalizuar operacionin Packages, në të cilin kanë arrestuar në flagrancë shtetasin :

Roberto Hodaj, 26 vjeç, banues në Vlorë.

U krye arrestimi i këtij shtetasi pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga strukturat policore në mjetin tip ”Benz ML”, që përdorej prej tij i janë gjetur dy mina me sahat. Gjithashtu gjatë kontrollit të banesës e cila përdorej prej tij, në lagjen “Rilindja”, në dhomën e gjumit iu gjetën nga policia 7 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 minat me sahat, lënda narkotike, mjeti dhe aparate celular. Prej DVP.Vlorë dhe Prokurorisë Vlorë po vijon hetimi me metoda speciale dhe proaktive për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Vlorë për veprime të mëtejshme.

mina tritol me celular vlore

mina tritol me celular vlore

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com