VLORË-Pronari i ‘Ford Focus’, makina që shpërtheu me eksploziv mbrëmjen e djeshme në Vlorë është banori nga Vlora Elton Ismailaj, historia e familjes të të cilit mbart një kalvar vrasjesh pas ndër vite.

Sot ai është shoqëruar në Polici ku ka dhënë versionin e tij mbi ngjarjen si dhe foli ne nje interviste per Report Tv.

Ismailaj thotë se në familjen e tij kanë ndodhur një sërë vrasjesh, ndërsa ai vetë rezulton me precedentë penalë.

Ai është marrë në pyetje, por thotë se, nuk e ka idenë se kush mund të jetë autori që mund të ketë vendosur eksplozivin. Sipas tij, shperthimi i mbremshem mund dhe te kete lidhje me ngjarjet e meparshme ne familje.

Më tej, Ismailaj rrëfen se në momentin e shpërthimit ndodhet në shtëpinë e prindërve dhe makinën e kishte parkuar aty afër. Ismailaj shton se shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm sa u tronditën mobiljet.

Ismaili tregon tmerrin: U tmerruam nga shpërthimi
Sa hapa derën e shtëpisë u dëgjua një shpërthim i fuqishëm, u shtimë në shesh, pas pak çastesh dola me shpejtësi te makina, vetëm tym dhe shkatërrim.
 
Kanë vdekur një 4 veta deri tani vetëm me atentate dhe janë gjëra të pa zbardhura nga policia, 3 persona, vëllai, daja dhe motra, nuk janë zbardhur, konflikt nuk kam pasur me asnjë, nuk e di nga më vijnë, ia kam lënë shtetit në dorë për të zbardhur ngjarjen
” deklaron ai. 

Por, Ismailaj këmbëngul se kohët e fundit nuk ka pasur asnjë konflik. Ismailaj ua ka lënë në dorë Prokurorisë  dhe Policisë zbardhjen e ngjarjes.

Mësohet se pas serisë së atentateve dhe vrasjeve të familjareve të tij, vellait, dajës dhe motrës, atij i është vendosur edhe njëherë tjetër tritol, pasi ka pasur në pronësi një disko të njohur në Vlorë.

tritol vlore
Elton Ismailaj

Seria e vrasjeve ne familjen Islamailaj dhe nje pengmarrje e Ismailaj
Ne vitin 2007, Elton Ismailaj eshte cilesuar fajtor per rrembimin e Klajdi Shehut, nipit te bosit te cimentos, Sulo Shehu, ngjarje e ndodhur ne vitin 2003. Ai vuajti denimin ne burgun e Rrogozhines, por ne kete kohe iu vra motra shtatzene, Enkelejda Ismailaj.
Elton Ismaili, Besnik Gjata, Besnik Saraci, Luan Saraci dhe Julian Metushi u denuan pasi kane marre forcerisht Klajdi Shehun, duke i kerkuar biznesmenit Sulo Shehu nje sasi parash per lirimin e tij. Pas tri ditesh, pengu eshte liruar, ndersa 5 bashkepunetoret kane perfunduar ne pranga.

Vrasja tjeter ne fisin Ismailaj qe tronditi Vloren ishte ajo e motres se Eltonit, Enkelejdes. 
Enkelejda 21-vjecare eshte gjetur e pajete ne vitin 2007, ne bregdetin e Jonufres, prane vendit qe njihet si "Pika e pare", rreth 15 kilometra larg qytetit te Vlores. Kufoma e Enkelejda Ismailit, banore e lagjes "Lirim", ne qytetin e Vlores, ishte pare fillimisht ne det, ndersa dallget e kane nxjerre ne breg. Nje telefonate ne sallen operative te policise se Qarkut te Vlores ka bere qe uniformat blu te mberrijne ne vendngjarje. Nga keqyrja e pare e kufomes, policia tha se dyshohet qe vajza te ishte vrare e me pas trupi i saj te jete hedhur ne det. Ekspertet thane se ajo ishte shtatzene dhe priste nje foshnje qe kishte arritur ne muajin e gjashte

Por kjo nuk ishte vrasja e pare. Ne vitin 1996, Eltonit i kane vrare vellain kurse ne vitin 2006, dajen.

Shperthimi nuk ka lidhje me vrasjen e Fatjon Sinani
Shpërthimi me eksploziv i një makine pranë lagjes ku u vra dje Fatjon Sinani, nuk ka lidhje me ekzekutimin.

Policia bëri të ditur se po e heton si rast të veçuar shpërthimin e makinës tip "Ford Focus" AA987 KP, në pronësi të E.I., 42 vjeç në lagjen, ‘Pavarësia’ të Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur në një kohë kur zona ishte e rrethuar me forca të shumta policie për shkak të një vrasje që ndodhi aty pranë.

Mësohet se makinës i ishte vënë lëndë eksplozivi në pjesën e përparme, duke i shkaktuar dëmtime të shumta.

Makina është në pronësi të shtetasit Elton Ismailaj. 

[gallery]22749[/gallery]

(d.b/Shqiptarja.com)