VLORE- Një i vrarë dhe një i plagosur është bilanci i një konflikti në zonën e Karaburunit, mes një bariu dhe dy banorëve, njëri nga fshati Dukat, i Vlorës. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme (14 gusht).
Sipas policisë autori është Xhezar Hysa, 45 vjeç nga fshati Mollas i rrethit Elbasan, i cili ishte punësuar si bari te Shedat Vangjeli, 62 vjeç, banor i fshatit Dukat të Vlorës.
Autori ka qëlluar me armë zjarri tip çifte të zotin, duke plagosur dhe baxhanakun e tij, Bexhet Bodaj
Sipas policisë autori vuan nga crregullime mendore.
Burime nga policia e Vlorës pohuan, se konflikti ka ndodhur pas një sherri në mal, por ende nuk dinë detaje, pasi autori ende nuk është kapur, ndërsa i plagosuri, ndodhet në gjëndje të rëndë në spital.
Dhjetra forca policie janë nisur në kërkim të bariut, i identifikuar si Xhezar Hysa, 45 vjeç banor i fshatit Mollas të rrethit Elbasan, por për shkak të terrenin, autori ende nuk është prangosur.
Policia dyshon, se për shkak të shumë viteve punë në atë zonë, bariu e njeh terrenin, dhe mund të jetë fshehur mirë.
NJOFTIMI I POLICISE
Ne daten 14.08.2013 rreth ores 22.00 ne gadishullin e Kraburunit Vlore eshte vrare me arme gjahu shtetasi Shedat Vangjeli, vjec 62, banore i fshatit Dukat Vlore si dhe eshte plagosur lehte shtetasi Bexhet Bodaj vjec 59, te cilet ishin barinj ne kete zone.
Nga hetimet e deri tanishme ka rezultuar se autori i dyshuar i kesaj ngjarje eshte shtetasi Xhezar Hysa, vjec 45, banore i fshatit Mollas te rrethit Elbasan, i punesuar si bari tek viktima i cili sipas te dhenave te deri tanishme vuan nga crregullime mendore.
Po punohet per dokumentimin e plote te rrethanave te ndodhjes se kesaj ngjarje si per kapjen e autorit.”
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com