VLORË – Një 26-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar u arrestua nga policia në Vlorë.
26-vjeçari me iniciale A.Ç. do të ekstradohet drejt Italisë pasi ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma.
Më 21 nëntor 2019, gjykata e Lecce-s në Itali vendosi masën e sigurisë arrest me burg për 26-vjeçarin banues në fshatin Xhyherinë për pjesë në organizatë kriminale dhe trafik droge.
“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Lecce-s, Itali, me vendimin e datës 21.11.2019, i ka caktuar masën “Arrest në burg”, për veprën penale “Organizatë kriminale me drejtim trafikimin e narkotikëve" parashikuar nga Kodi Penal italian dhe ligji “Për drogat” – njofton policia.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.