VLORË-Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës.
Burime për Report Tv mësojnë se ngjarja ka ndodhur në lagjen "Isa Boletini" pranë vendit të quajtur "Kali i Trojës".
I plagosuri Arlind Lulushi, 28 vjeç, ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Lulushi nuk është një emër i panjohur për blutë e Vlorës ku 4 muaj më parë ka qenë objekt i të shtënave me armë po në të njejtën zonë.
Bëhet fjalë për ngjarjen e datës 3 nëntor ku fatmirësisht nuk janë shënuar viktima. I arrestuar për këtë ngjarje ka qenë Klodjan Pashaj.
Ndërkohë 28-vjeçari rezulton i arrestuar në vitin 2015, për bashkëpunim me Ervis Lulushajn, ku ky i fundit vrau 2 persona.
Ervis Lulushaj, më 2 janar të vitit 2015 ekzekutoi në Vlorë dy të rinj, Parid Velajn 28 vjeç dhe Paula Bishajn 21 vjeç. Policia e Vlorës po heton pistën e hakmarrjes për plagosjen e 28-vjeçarit.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes ku po kryen hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

(Arlind Lulush që u plagos në Vlorë)
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 19:50 ka ndodhur një plagosje me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Isa Boletini" pranë vendit të quajtur "Kali i Trojës" ku një person i paidentifikuar ende ka qëlluar me armë zjarri një shtetas tjetër me inicialet A.L., 28 vjeç, banues në Vlorë, i cili është plagosur në këmbë dhe ndodhet në Spitalin e Vlorës në gjendje të rëndë shëndetësore. Autori ka mundur të largohet duke përfituar nga errësira, por po punohet për kapjen dhe arrestimin e tij.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet hetimore në lidhje zbardhjen dhe sqarimin e saj.
[gallery]20980[/gallery]
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

FOTO