Vlorë/ I vodhën çantën 40-vjeçares me 695 mijë lekë e dy pasaporta, zbulohen dy adoleshentët

Vlorë/ I vodhën çantën 40-vjeçares me 695 mijë lekë e dy pasaporta, zbulohen dy adoleshentët

Foto ilustruese

Policia e Vlorës ka zbardhur një ngjarje të datës 1 shtator, ku në qytetin e Fierit, iu vodh çanta një 40-vjeçareje. Brenda çantës janë vjedhur 695 mijë lekë të reja, 2 pasaporta, 1 kartë ID, një kartë banke dhe disa sende të tjera.

Mësohet se autorët e dyshuar të grabitjes janë dy adoleshentë, tashmë të identifikuar nga policia, si K.B, 13 vjeç dhe R.L, 14 vjeç, të dy banues në Vlorë.

Njoftimi i plotë:

Finalizohet operacioni i koduar "SHËTITËSIT".

Operacion në kuadër të punës për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë.

Gjatë kontrolleve dhe shoqërimeve të personave të dyshuar për vjedhje, si dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative është bërë e mundur zbardhja e ngjarjes së ndodhur në datë 01.09.2018 në qytetin e Fierit ku në lagjen "1 Maj" Fier, dy shtetas i kanë vjedhur çantën shtetases V.Ll, 40 vjeçe.

Nga kontrolli i banesave të këtyre shtetasve, policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumën e lekëve të vjedhura dhe sendet e tjera që ndodheshin në çantë:

- 659.000 lekë të reja,
- 2 pasaporta, 1 kartë ID, 1 kartë banke dhe sende të tjera në emër të shtetases V.Ll.

Veprimet proceduriale të mëtejshme në lidhje me personat e dyshuar të kësaj ngjarje, shtetasit K.B, 13 vjeç dhe R.L, 14 vjeç, të dy banues në Vlorë, do kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja