VLORË - Një 36 vjeçar në Vlorë është vënë në pranga pasi mbrëmjen e djeshme i vuri flakën një makine në pronësi të një shtetasi tjetër. sipas policisë, A.M., 34 vjeç pas një konflikti banal me A.D., i dogji automjetin tip Volvo këtij të fundit, rreth orës 00:30 në lagjen 28 Nëntori.
Menjëherë pas njoftimit, policia e Vlorës në bashkëpunim me forcat shqiponja organizuan punën për zbardhjen e ngjarjes dhe u bë e mundur kapja e autorit të dyshuar A.M.
'Për shkak të një konflikti për motive të dobëta, dogji në mesnatë, automjetin e një 34-vjeçari, arrestohet 36-vjeçari.
Menjëherë pas njoftimit se rreth orës 00:30, në lagjen “28 Nëntori”, ishte djegur automjeti tip “Volvo” në përdorim të shtetasit K. D., 34 vjeç, Komisariati i Policisë Vlorë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” e DVP Vlorë organizuan punën për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale autorin/ët dhe për të zbardhur rrethanat e rastit.
Si rezultat, në kuadër të operacionit “Flames 4”, u identifikua dhe u vu në pranga, autori i dyshuar i rastit, shtetasi A. M., 36 vjeç, banues në Vlorë, i cili nga hetimet dyshohet se e ka kryer këtë krim, për shkak të një konflikti të mëparshëm, për motive të dobëta, me shtetasin K. D.', njofton policia.