Vlorë, IKMT: 517 objekte të prishura në total në 2 javë aksion


Nga puna e IKMT ne Vlore (ARKIV)
TIRANË, 18 Shkurt/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit prej së paku dy javësh ka filluar operacionin në Vlorë në zbatim të planit për lirimin e hapësirave publike, duke shembur objektet e vlerësuara të paligjshme.
Nga azhornimi i bërë nga inspektorët e IKMT-së  u identifikuan rreth 1 mijë objekte të tilla. Deri ditën e sotme, mjetet e IKMT-së kanë prishur 517 objekte të paligjshme, mes tyre ndërtesa, shtesa, mure, kioska etj.
IKMT ka pasur një bashkëpunim të ngushtë me qytetarët e Vlorës nëpërmjet kontakteve direkte, apo mjeteve alternative të komunikimit. Interesimi dhe dëshira për të qenë pjesë e rehabilitimit të Vlorës ka qenë e lartë, duke përcjellë tek IKMT një numër denoncimesh dhe ankesash, që kanë ndihmuar Inspektoratin në punën e tij në këtë qytet.
Ndërkohë që puna e IKMT-së njëkohësisht ka vijuar edhe në lagjen "Kushtrimi" po në Vlorë, këtë rradhë në mbështetje të projektit të qeverisë për rrugën "Transballkanike". Deri ditën e sotme, IKMT ka shembur në këtë operacion 81 objekte, ndërkohë që puna vijon me ritëm të lartë.
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit do të vazhdojë operacionet në qytetin e Vlorës duke u përqendruar edhe në zona të tjera, si dhe në përfundimin e punës për lirimin e zonës ku do të lidhet autostrada e Vlorës me "Transballkaniken"./m.m/

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion