Vlorë- IKMT përfundon aksionin në lagjen Kushtrimi, u shemben 97 objekte

VLORE-Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit bën të ditur se operacioni për prishjen e ndërtimeve në lagjen "Kushtrimi" të Vlorës ka përfunduar.
IKMT deklaroi sot se gjatë operacionit në mbështetje të projektit "Transballkanik" janë shembur 97 objekte.
Banesat të cilat ishin në listë për t'u prishur janë zbrazur nga vetë pronarët dhe mjetet e INUK-ut kanë punuar pa ndonjë kundërshtim nga banorët.
Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit do të vazhdojë operacionet në qytetin e Vlorës duke u përqendruar edhe në zona të tjera, si dhe në lagjen 24 Maji, apo në "Çole". /ATSH/

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë