VLORË-Ambasadorja e BE në Shqipëri Romana Vlahutin është gjendur këtë të martë në qytetin e Vlorës.
Fillimisht ajo ka nisur takimet në bashkinë e Vlorës ku u prit nga kryetari i bashkisë Dritan Leli.
Takimi ka zgjatur në zyrën e kryebashkiaut rreth 40 minuta me dyer të mbyllura pa prezencën e kamerës dhe më pas janë ndalur në hollin e bashkisë ku kanë dhënë deklaratë për mediat.
Në fjalën e saj Vlahutin theksoi se është gjendur në Vlorë për takime pune ku do të ndjekim nga afër punimet e tre projketeve të rëndësishme që financohen nga ne, atë të ujrave te zeza, të Lungomares dhe Bye Passit.
“Jemi në dijeni që Bye Pasi ka zgjatur por kemi ardhur të bëjmë takime edhe me sipërmarrësit me qëllimin mësimin e datave fikse për përfundimet e punimeve, pasi industria e turizmit është mjaft e rëndësishme për ekonominë e Vlorës dhe jo vetëm”,- u shpreh Vlahutin.
Pas deklaratave të Vlahutin e shoqëruar edhe nga kryebashkiaku Leli kanë zbritur në terren ku kanë parë nga afër punimet e Lungomares dhe Bye Passit.
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com