VLORË - Dy mjekë dhe dy infermierë të spitalit psikiatrik në Vlorë përfundojnë nën arrest nën akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës. Sipas hetimeve të Prokurorisë së Vlorës ka rezultuar se në bashkëpunim me njëri-tjetrin 4 bluzat e bardha në Vlorë merrnin 50 mijë lekë në këmbim të lëshimit të dokumentit mjekësorë të vlefshëm për përfitimin e KEMP-it.
 
Ndaj Personave D.B me detyrë mjeke, Laureta Selimaj me detyrë mjeke, si dhe dy infermierëve Lindita Kanushi e Arensa Kadënaj rëndon akuza e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.
 
Burime nga akuza e Vlorës thanë për A1report se arrestit ka mundur t’i shpëtojë vetëm shtetasja me iniciale D.B e cila tashmë është shpallur në kërkim.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)