Vlorë, kapen 2 autorët e vrasjes
së 8-vjeçarit: Ishte një aksident

VLORE - Nuk dëshironim të vrisnim askënd. Kështu dy personat e arrestuar nga policia e Vlorës kanë pranuar autorësinë e ngjarjes së djeshme një fëmijë 8-vjeçar humbi jetën si pasojë e një plumbi rikoshet.

Erjon Grabova, 33 vjeç, dhe Stefan Furrxhi, 19 vjeç, të dy nga qyteti i Vlorës, janë prangosur nga blutë e qytetit bregdetar pas një seri kontrollesh në 26 shtëpi ndërsa në komisariat janë shoqëruar dhjetëra persona, mes tyre dhe të huaj. Kjo u konfirmua nga vetë shefi i policisë së Vlorës, Artan Cuku, sot gjatë një konference për shtyp.

Dy autorët e ngjarjes kanë shpjeguar se kishin shkuar për të vjedhur disa hekurishte në oborrin e fqinjëve të familjes Lukaj kur janë zbuluar nga kryefamiljari, Alberti, që është dhe babai i viktimës së vetme të kësaj ngjarje: nga frika se mos identifikoheshin, ata kanë qëlluar në drejtim të tij në ecje e sipër, me qëllim për ta trembur, pa vënë re se ku shkonin plumbat. Fatkeqësisht një prej tyre ka bërë rikoshet dhe ka goditur 8-vjeçarin duke i marrë atij jetën.

Ndërkohë, policia ka arritur të zbulojë edhe armën e krimit, një pistoletë TT që u gjet rreth 5 km larg vendngjarjes.

(im/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)

Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)