VLORE-Policia e Vlorës ka bllokuar dhe sekuestruar dy mjete lundruese. Sekuestrimi i tyre është bërë në kuadër të operacionit të koduar “Stuhia”, mes DVPV, Drejtorisë Vendore të Kufirit & Migracionit Vlorë dhe Delta Forcë.
Mjeti i parë lundrues është konstatuar rreth orës 11:00, në lagjen "11 Janari" brenda në një ish-magazinë pranë zonës së quajtur "Pusi i Mezinit". Gomonia është me gjatësi 7.8 m dhe gjërësi 2.9 m, me 2 motora të markës "Merkuri" dhe "Suzuki".
Lidhur me këtë mjet lundrues materialet u referuan në Prokurorinë e Shkallës së Parë Vlorë ndaj K.Xh., për veprat penale "Mosdeklarimi i zotërimit dhe mbajtjes" dhe "Mungesa e matrikullimit ose regjistrimit".
Mjeti i dytë u konstatua rreth orës 13:00, në zonën e Dhërmiut, rreth 2.5 milje larg bregut të deti. Mjeti lundrues është tip "Skaf plastik", me gjatësi 6 m dhe gjërësi 2.1 m, me 1 motor të markës "Yamaha", i cili u gjet i ndezur por pa persona në bord.
Lidhur me këtë mjet të dytë lundrues materialet u referuan në Prokurorinë e Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale "Mungesa e matrikullimit ose regjistrimit".
Nga hetimet e përbashkëta, dyshohet se dy mjetet lundruese mund të përdoreshin për trafikimin e lëndëve narkotike me destinacion drejt shtetit Italian.
Vijojnë kontrollet e territorit tokësor dhe ujor me qëllim kapjen dhe arrestimin e autorëve përgjegjës në lidhje me këtë veprimtari kriminale.

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com