Një gomone e përshtatur dhe e modifikuar për transport lëndësh narkotike me gjatësi 10 metra është sekuestruar nga policia e Vlorës.
 
Gomonia është gjetur në një magazinë në lagjen 24 Maji, në Vlorë.
 
Mjeti ndodhet në pronësi të G.M 30-vjeç nga Vlora.
 
Sekuestrimi i mjetit është bërë në kuadër të operacionit të koduar “Storm One”.
 
Gomonia ishte modifikuar për të përballuar në det dallgë deri në 7-8 ballë.
 
Në afërsi të vendit ku është gjetur gomonia ndodhen forca të shumta policore Delta Forcë, Policia Kufitare dhe të Drejtorisë së Qarkut Vlorë. 

[gallery]22232[/gallery]

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com