Vlorë, kapet gomonia me 900
kg kanabis, 6 të arrestuarFOTO+VIDEO nga operacioni i koduar "FOREST"

Sasia e lëndës narkotike e sekuestruar në gomonen e bllokuar një natë më parë në plazhin e Zvërnecit, është rreth 900 kg kanabis, ndërsa janë arrestuar 6 persona. 

Në prangat e policisë kanë rënë Eduart Grabova, 39 vjeç, banues në fshatin Babicë e Madhe, Redjan Hasanaj, 28 vjeç, banues në Vlorë, Napolon Arshiaj, 27 vjeç, banues në fshatin Lepenicë, Ilir Qejvani, 24 vjeç, banues në Vlorë, Jani Bajramaj, 24 vjeç, banues në fshatin Lukovë dhe Eduart Abazi, 49 vjeç, banues në Vlorë.

Policia ka dhënë sot detaje të tjera në vijim të operacionit të koduar "FOREST", ku janë sekuestruar edhe 2 automjete si dhe janë arrestuar

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve pranë DVP Vlorë kishte filluar hetimin prej 1 muaji me Prokurorinë e Vlorës, nëpërmjet të cilit mbrëmjen e kaluar, në bashkëpunim me Policinë Kufitare Vlorë dhe Guardia di Finanza, në bazë të këtij hetimi kanë bërë të mundur kapjen e kësaj sasie të konsiderueshme me lëndë narkotike, në tentativë për t'u trafikuar.

Lënda narkotike me peshë totale prej 900 kilogramë, u gjet rreth 50 m larg bregut të detit, e paketuar nëpër pako me peshë 15-30 kg secila, me mbështjellje natribani.

Katër personat e parë (Grabova, Arshiaj, Hasanaj dhe Qejvani), u arrestuan nga Policia në momentin kur tentuan të ngarkonin lëndën narkotike në gomone, në vendin e quajtur "Hunda e plakut", vend në të cilin kishin transportuar pakot me lëndë narkotike nëpërmjet dy automjeteve Benz me targë AA 252 DK dhe Toyota me targë AA 354 MK.

Mjeti lundrues u largua menjëherë sapo ndjeu ndërhyrjen e forcave të policisë nga toka dhe në tentativë për t'i shpëtuar ndjekjes, por u bllokua nga Policia Kufitare dhe GdF pak minuta më vonë në Gjirin e Portonovës, Zvernec.

Mjeti lundrues, ka përmasat prej rreth 6 m gjatësi, 2.4 m gjerësi dhe me 1 motor 75 CC.

Mbi bazën e këtij operacioni, gjatë ndjekjes së vazhdueshme të bashkëpunëtorëve të kësaj lënde narkotike, Policia ka bërë të mundur kapjen e drejtuesit të gomones dhe ndihmësit të tij (Bajramaj dhe Abazi), të cilët u arrestuan pas 8 orë ndjekjesh në pyllin e fshatit Pish Poro.

Vijojnë hetimet për kapjen e personave të tjerë të implikuar dhe dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

[gallery]21237[/gallery]

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq, Lezha në terr! Mijëra banorë të 6 njësive dhe Shëngjinit pa energji elektrike prej 3 ditësh, shkak defektet në rrjet!

Moti i keq, Lezha në terr! Mijëra banorë të 6 njësive dhe Shëngjinit pa energji elektrike prej 3 ditësh, shkak defektet në rrjet!