VLORË - Bardhosh Mino (Lytaj), 47 vjeç është arrestuar në qytetin e Vlorës, pasi ishte shpallur në kërkim në Greqi për disa vepra kriminale.

Nga shteti grek në Shqipëri ishin dërguar të dhëna rreth këtij 47-vjeçari për veprat penale: "Vrasje me dashje, kryer në bashkëpunim", "Grabitje në bashkëpunim", "Armëmbajtje pa leje", "Përdorim i paligjshëm i armës", "Zotërim dhe transportim i një sasie të madhe të lëndëve narkotike", dhe “Falsifikim", të parashikuara sipas kodit Penal të shtetit Grek.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se në vitin 1998, Bardhosh Mino grabiti dhe vrau dy turistë anglez në Patra ku pas arrestimit arriti të arratisej nga burgu.

Sipas policisë 47-vjeçari ishte shpallur në kërkim në Shtator të vitit 2019, pasi Prokuroria Vlorë dhe urdhrin pas vendimit të gjykatës së Vlorës për masën e sigurisë 'Arrest me burg'.

( Kliko këtu ) Dosja e plotë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:47
EMRI/ Nga vrasja e 2 turistëve anglez në Greqi tek vjedhja e energjisë, kush është i arrestuari në Vlorë

1580809739_OFL.jpg
Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimi i Bardhosh Lytaj Alias Mino ditën e  sotme në Vlorë.

Akuza të cilat rëndojnë mbi të lidhen me një ngjarje të ndodhur në vitin 1998 në Greqi. Mino në atë kohë dhunoi, grabiti dhe më pas vrau dy turistë anglez në afërsi të Patrës. Për këtë ngjarje gjykata e shkallës së parë në Patra të Greqisë e dënoi atë me burgim të përjetshëm.

Mbi Minon rëndojnë edhe akuza e trafikut të lëndëve narkotike, për të cilën gjykata e Kretës e ka dënuar me 6 vite burg.

Gazetari i Report Tv, Armand Xhelili, raporton se për çudi ndaj Bardhosh Lytajt  rëndon edhe akuza e vjedhjes së energjisë elektrike ku për këtë vepër penale ai është dënuar me 5 muaj burg nga gjykata e Korfuzit.

Në dosjen e siguruar nga prokuroria rezulton se Mino ka edhe një arratisje nga burgu i Greqisë në kohën kur vuante dënimin e dy turistëve anglez.

Vendim i gjykatës së Shkallës së Parë në Patra të Greqisë , pritet të konvertohet në burgim të përjetshëm në Shqipëri.