Një 32 vjeçar është arrestuar këtë të dielë në qytetin e Vlorës, pasi është kapur me 1460 euro të falsifikuara.

Në prangat e policisë ka rënë Simon Mitraj, 32 vjeç, banues në Vlorë mbi të cilin rëndon akuza e "Falsifikim të kartëmonedhave".

Mësohet se një ditë më parë, rreth orës 20:00, ky shtetas ka furnizuar automjetin e tij tip "Jeep" me targë AA 038 CR, tek një karburant në lagjen "Rilindja" duke përdorur një kartëmonedhë me prerje 20 euro, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

Gjatë kontrollit fizik që i është bërë këtij shtetasi, shërbimet i kanë gjetur 73 copë kartëmonedha të tjera me prerje 20 euro (në total janë 1460 euro), të dyshuara të falsifikuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

false

Redaksia online
l.q/Shqiptarja.com