Policia e Vlorës ka sekuestruar 26 kg e 400 gr lëndë narkotike e llojit canabis sattiva, ndërsa ka arrestuar në flagrancë poseduesin e drogës dhe 2 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.
Në prangat e policisë ka rënë Enea Nanushi, 28 vjeç, banues në fshatin Bunavi, Vlorë. Dy të tjerët, T.B., 41 vjeçe, banuese në fshatin Bunavi dhe G.N., 44 vjeçe, banuese në fshatin Bunavi, janë proceduar në gjendje të lirë për veprën penale "Moskallëzim krimi".
Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, Policia e Vlorës, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Bunavi, konkretisht në banesën e shtetasit Enea Nanushi, ka konstatuar një sasi me lëndë narkotike të fshehur në këtë banesë.
Nga peshimi i lëndës narkotike, rezultoi jë sasi me peshë totale prej 26 kg e 400 gr Cannabis Sattiva, vendosur nëpër thasë me thurje dhe brenda një bidoni plastik, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com