Një 38 vjeçar me inicialet E.L banues në fshatin Trevllazër – Vlorë arrestohet në flagrancë pasi posedonte një armë zjarri pa leje. Gjatë kontrollit fizik që i është ushtruar këtij shtetasi, Policia ka gjetur të fshehur në çantën e tij të shpinës, një armë zjarri "Pistoletë me mulli",  e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, shtetasi Etmont Lamaj, ka qenë i dënuar më parë për veprën penale "Vjedhje e mbetur në tentativë".

Policia e Vlorës ka ushtruar kontrolle kundër personave që posedojnë armëmbajtje pa leje, me qëllim ruajtjen e rendit dhe të sigurisë së qytetarëve.

Redaksia Online
(M.Ç/Shqiptarja.com)