Një skaf i ngarkuar me 760 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, është kapur sot nga policia shqiptare në bashkëpunim me Guardia di Finanza.
Si rezultat i një operacioni të përbashkët ndërmjet shërbimeve të Policisë Kufitare dhe Guardia di Finanza, rreth orës 16:30 të kësaj të premte, 23 milje larg Karaburunit në det të hapur, është bërë e mundur kapja e mjetit lundrues i cili kishte për destinacion Italinë.
Sipas policisë, në motoskaf gjendeshin dy shtetas Italianë dhe një shqiptar, të cilët për t'i shpëtuar ndjekjes së Policisë e hodhën lëndën narkotike në det.
Të arrestuarit, si posedues të lëndës narkotike, janë F.O. 48 vjeç, Brindisi; D. L. 59 vjeç, Brindisi dhe A.Q, 32 vjeç Vlorë.
Lënda narkotike ishte e ndarë në 43 pako të mëdha dhe pas peshimit ka rezultuar se në skaf ishin 760 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.
[gallery]20793[/gallery]
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

FOTO