Policia e Vlorës ka bërë një kontroll në një banesë në lagjen “10 Korriku” dhe ka gjetur një pistoletë me silenciator dhe 24 fishekë. Këto sende janë sekuestruar për hetime të mëtejshme.
Shtetasi Alush Kallulli alias Alush Taka, 46 vjeç, i dyshuar për mbajtjen e armëve në banesën e tij, është shpallur në kërkim.
'Gjatë kontrollit, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri pistoletë me krehër me 10 fishekë, një pajisje cilindrike (silenciator) dhe një kuti me 14 fishekë.
Arma e zjarrit dhe pajisjet e sekuestruara do t’i dërgohen Institutit të Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme.
Shtetasi A. K. alias A. T., 46 vjeç, që dyshohet se mbante të fshehur armën, në banesën e tij, u shpall në kërkim. Policia vijon punën për lokalizimin dhe kapjen e tij.', njofton policia.
Policia ka nisur hetimet për kapjen e tij dhe ka kaluar materialet në Prokurorinë e Vlorës, ku po hetohet për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".