Kreu i emergjencave civile Haki Çako ka inspektuar situatën në urën e Mifolit në zonën e Novoselës, kjo edhe referuar situatës në lumin Vjosë dhe rrezikut për daljen nga shtrati.
Çako ka theksuar se kjo zonë mbetet pikë nevralgjike referuar prurjeve te lumit Vjosë ndërsa situata është nën monitorim edhe në jug të vendit si Gjirokastër e Memaliaj për prurjet e lumit dhe situatat që mund të krijohen.
Kreu i emergjencave preku edhe situatën në qarkun e Vlorës ku në Delvinë e Finiq ka patur banorë të evakuuar. Sipas tij synohet stabilizimi i situatës ndërsa ka theksuar edhe se të gjitha strukturat janë gati nëse do të kërkohen evakuime edhe në fshatrat e Novoselës
“Informojmë se i gjithë sistemi i mbrojtjes civile është në gatishmëri. Momentalisht jemi në urën e Mifolit, pika më nevralgjike e shkarkimit të lumit Vjosa. Jemi në një situatë në kontroll, por vlerësimi bëhet në bazë të matjeve të prurjeve. Në Përmet kemi një ulje të prurjeve.
Të gjitha strukturat janë në dispozicion, forcat në nivel kombëtar edhe bashkitë Vlorë, Gjirokastër, Tepelenë gjitahshtu. Shpresojmë që prurjet të jenë në nivel të kontrollueshëm.
Ka pasur intensitet të lartë reshjesh në Delvinë. Ekipet kanë zhvendosur disa banorë. Forcat e emergjencave dhe ato të armataosura ndodhen në terren. Shpresojmë se situata të përmirësohet” tha ndër të tjera Çako.
Aktualisht niveli i lumit është rreth 5 metra.
Lajmi kryesor:
Moti i keq/ Përmbytje në Delvinë e Finiq, evakuohen 6 familje! Izolohen 10 fshatra në Mirditë! Vjosa rrezikon të dalë nga shtrati












