Një shqiptar, një maroken dhe një italian, të 3 banues në Itali, janë shpallur në kërkim ditën e sotme nga policia e Vlorës, pasi kundërshtuan me forcë punonjësit e Policisë gjatë kryerjes së detyrës, gjatë kontrolleve të bërqa nga policia për goditjen e rasteve të shitjes së lëndëve narkotike.
Nga kontrollet e kryera në zonën e quajtuar “Plazhi i Delisufit”, në Vlorë, 3 personat e shpallur në kërkim janë përkatësisht I. D., shtetas shqiptar, banues në Itali; M. B., shtetas maroken, banues në Itali dhe M. M..
"Policia, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, po punon për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë rast, si dhe për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim", njoftoi policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.