VLORË-Mëngjesin e sotëm është arrestuar një 23-vjeçar, ndërsa policia i ka sekuestruar një thikë.
 
I riu kishte të fshehur në xhep thikën, ndërsa u arrestua teksa po priste në lagjen ''Kushtrimi'' një person me të cilin kishte pasur debat një ditë më parë.
 
Sipas policisë, 23-vjeçari me inicialet R.A. do ta përdorte thikën kundrejt shtetasit tjetër.
 
Policia deklaron se i riu po merret në pyetje për të zbardhur identitetin e personit tjetër me të cilin 23-vjeçari kishte pasur sherrin.


dy.b/shqiptarja.com