VLORE - Drejtori i përgjithshëm i ALUIZNI-t, Artan Lame i shoqëruar nga kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane për kryetar bashkie Dritan Leli zhvilloi një bashkëbisedim me banorët e zonës informale pranë ish ushqimores në Vlorë. 

Pak ditë më parë këta banorë protestuan për ndërprerjen e procesit të legalizimeve me pretendimin se ndërtesat nuk plotësonin kriteret e planimetrisë urbane dhe se territori ishte i përfshirë në zonat specifike turistike. 

Zonat e shpallura si zona informale do të përjashtohen nga skema efektive e projekteve për lulishte, gjelbërim e hapësira publike duke i bërë këto banesa pjesë e skemës së legalizimeve. 

Artan Lame u pohoi banorëve se brenda 15 majit do të përfundojë legalizimi i këtyre banesave pasi kjo si një zonë informale përfiton nga skema e lehtësirave dhe ndryshimi i ligjit.

Në protestën e zhvilluar pak ditë më parë banorët kërkuan të vijojë procesi i legalizimit për banesat e tyre.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)