/ATSH-Harilla Koçi/.-Landfilli i Bajkajt në Qarkun e Vlorës, pjesë e projektit "Menaxhimi i Integruar Pastrimi i Zonës Bregdetare", një investim i Bankës Botërore, Qeverisë Shqiptare dhe donatorëve të tjerë, me një vlerë prej rreth 7 milionë USD, po shkon drejt finalizimit. Ky projekt synon menaxhimin e mbetjeve të ngurta përmes ndërtimit të një venddepozitimi në zonën Bajkaj-Palavli në komunën Vergo, në Sarandë dhe ndërtimit të një stacioni transferimi në afërsi të Himarës. Ky projekt, do të mundësojë hedhjen dhe trajtimin e mbetjeve të ngurta sipas standardeve evropiane. Venddepozitimi (landfilli) i këtyre mbetjeve në Bajkaj-Palavli, do të funksionojë përmes një sistemi pajisjesh bashkëkohore, që janë siguruar me një fond prej rreth 1.1 milionë USD. Për këtë qëllim, landfilli do të merret në administrim nga Këshilli i Qarkut të Vlorës, që ka krijuar për këtë qëllim edhe një shoqëri menaxhimi.
Kjo u zyrtarizua në një takim që u zhvillua në qytetin e Vlorës, ku ishin të pranishëm Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni, deputeti i Qarkut të Vlorës, Koço Kokëdhima, Prefektja e Qarkut të Vlorës, Etjona Hoxha, kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, ai i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro etj.
Në fjalën e saj, Ministrja Gjermeni theksoi se, "landfilli i Bajkajt është një mundësi shumë e mirë dhe një përgjegjësi shumë e madhe, për të krijuar kushte shumë të mira për qytetarët, nga Vlora deri në Sarandë, për të pasur një jetesë dhe një cilësi mjedisi më të mirë, por sigurisht edhe për turistët, duke qenë se bregdeti nga Vlora në Sarandë është pjesa që frekuentohet më shumë prej tyre". "Por, nga ana tjetër, është një sfidë dhe një mundësi shumë e mirë për të krijuar një model dhe i kemi të gjitha hapësirat dhe kushtet për tëkrijuar një model se si duhet të funksionojë një venddepozitimi, apo një landfilld për mbetjet sipas standardeve evropiane", theksoi Gjermeni.
Sipas saj, ky projekt po finalizohet duke i arritur objektivat që kishte, duke krijuar një model për të menaxhuar mbetjet, ndërkohë që edhe pajisjet, me një vlerë prej 1.1 milionë USD, mundësojnë funksionimin e këtij landfilldi. Kreu i Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit theksoi se, bashkëpunimi me të gjithë aktorët, me të gjitha njësitë vendore, të gjitha institucionet, me të gjithë qytetarët, është çelësi i suksesit të këtij landfilldi, ndërkohë që shtoi se "duam që mbetjet të mos krijojnë probleme për shëndetin, për mjedisin, për ne sot dhe fëmijët tanë". Duke vënë në dukje se, kjo nismë, si pjesë e projektit "Menaxhimi i Integruar dhe Pastrimi i Zonës Begdetare" përbën një nga rezultatet konkrete që janë pritur të realizohen, Gjermeni garantoi se, Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, do të jetë monitoruese, bashkëpunëtore, partnere në realizimin me sukses të këtij landfilldi, duke konsideruar se impakti që do të ketë në jetën e qytetarëve është afatgjatë.
Nga ana e tij, deputeti i Qarkut të Vlorës, Koço Kokëdhima, shtroi nevojën dhe shprehu besimin që ky projekt duhet të bëhet një shembull suksesi në Shqipëri. Ai theksoi se trajtimi i mbetjeve të ngurta me këtë teknologji është shumë i përshtatshëm për Shqipërinë. "Është një metodë ekologjike dhe e mundshme për shkak të resurseve që ka Shqipëria", u shpreh ai, ndërkohë që e cilësoi akoma edhe më efektive implementimin në zonën e bregdetit nga Vlora në Sarandë. Nga ana tjetër, Kokëdhima theksoi se pajisjet që do të mundësojnë funksionimin e landfilldit, janë një bazë shumë e shëndetshme për të krijuar një operator të suksesshëm.
Kryetari i Këshillit të Qarkut të Vlorës, Sadrit Danaj, bëri të ditur se, Qarku ka kryer të gjitha procedurat e nevojshme për të marrë në administrim dhe për të realizuar menaxhimin e landfilldit, duke theksuar se është krijuar edhe shoqëria që do të mundësojë këtë proces, e emërtuar "Bajkaj Lend".sh.a. Ai theksoi se, do të bëhen të gjitha përpjekjet për ta shndërruar këtë projekt në një model suksesi.
/Shqiptarja.com