/ATSH-Harilla Koçi/.-Kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane për Bashkinë e Vlorës, Dritan Leli, zhvilloi një takim me banorët e fshatit Risili, që është përfshirë në këtë njësi të qeverisjes vendore pas reformës administrative territoriale. Gjatë këtij takimi, Leli ofroi vizionin e vet për zhvillimin e zonave rurale, ndërkohë që theksoi se, kjo nuk do të mund të arrihet pa një bujqësi të zhvilluar.
"Reforma administrative territoriale është një mundësi, është një shans i madh që fshati të bëhet pjesë efektive e hapësirës së zhvilluar, të jetë më afër qytetit", theksoi Leli. Ai tha se, nën drejtimin e tij, bashkia e Vlorës do të shndërrohet në një model të qeverisjes vendore në shkallë vendi, një model i drejtësisë dhe suksesit të kësaj reforme dhe i politikave të Partisë Socialiste. "Për të synuar një bujqësi të zhvilluar, është e nevojshme që ajo të orientohet, të orientohen kulturat bujqësore që do të kultivohen dhe mos t'i lihen ato spontaneitetit", u shpreh ai, ndërkohë që shtoi se, një faktor i fuqishëm për të mbështetur këtë zhvillim, do të jetë infrastruktura e përmirësuar. Ai tha se, do të investohet në infrastrukturë dhe pjesë e planit të investimeve në këtë drejtim, është edhe "by-pass" i ri i qytetit, që përshkon edhe këtë zonë.
"Do ta ndryshojmë Vlorën, duke e futur atë në drejtimin e duhur", shtoi më tej kandidati i ASHE për kreun e Bashkisë së Vlorës në zgjedhjet e 21 qershorit. Leli tha se, fakti që deputet i parë i Vlorës është kryeministri Edi Rama, është një shans, është një mundësi për zhvillimin e shpejtë të saj. "Në sajë të mbështetjes së kryeministrit Edi Rama dhe projekteve madhore të qeverisë, në katër vitet e ardhshme bashkia e re e Vlorës do të shndërrohet në një model të qeverisjes së mirë. Dhe kjo mund të arrihet vetëm nëse zgjidhet drejtimi i duhur", u shpreh ai.
Dritan Leli u kërkoi banorëve të Risilisë që më 21 qershor të votojnë drejtimin e duhur, jo vetëm për veten e tyre, por edhe për të ardhmen e fëmijëve të tyre dhe të Vlorës.
/Shqiptarja.com