Vlorë, Leli mer më shumë vota se
Gjika në 2011, Deromemaj e uron

VLORË - Genc Deromemaj, kandidati i djathtë për bashkinë e Vlorës, ka uruar nëpërmjet një statusi në "Facebook", Dritan Leli-in, kandidatin e ASHE-së, i cili me 61% të votave u zgjodh kryetari i Bashkisë së Vlorës.  “I uroj suksese kryetarit të bashkisë së re, Dritan Leli”, - shkruan Deromemaj teksa ka falënderuar të gjithë ata që e votuan duke thënë se kjo ishte vetëm një betejë e humbur, por jo lufa.

Ai thotë se edhe pse pjesëmarrja në votime e qytetarëve të vlorës shënoi një rekord të ulët në pjesëmarrje në shkallë republike, prapë qytetarët panë tek Leli zgjedhjen e tyre.
 
Ndërkohë ajo që vlen të theksohet në garën zgjedhore për këtë bashki është fakti se, Dritan Leli ka marë në qytetin e Vlores më shumë vota se sa Shpetim Gjika në 2011. Ndërsa,  Genc Deromemaj ka marre me pak vota se sa Ardian Kollozi në atë vit. Por, situata është e ndryshme sepse  Kollozi kishte aleancën e LSI-së dhe PDIU-së në 2011, ndërkohë që në këto zgjedhje të dy këto forca politike ishin në koalicion me ASHE-në.
grafik
Statusi i plotë i Genc Deromemaj
“Të dashur miq,
të dashur mbështetës, të mitë dhe të opozitës, 
të dashur bashkëpunëtorë, 
të dashur familjarët e mi, 
të dashur vlonjatë!
Beteja që bëmë, të gjithë bashkë, u mbyll. Dua ta mbaj për vete humbjen, dhe t’ju falenderoj juve nga zemra për garën që bëtë në krahun tim.
Nuk mund të them se jam i gëzuar, por jam në paqe me veten për sprovën e pare, në një garë politike të rëndësishme, siç ishte sfida për bashkinë e Vlorës. 
Diçka nuk ka shkuar në përllogaritjet, punën apo qasjen time dhe të strukturave mbështetëse të fushatës sime, por kjo është një analizë që do e bëjmë me të tjerë njerëz, dhe në një kohë të dytë.
Unë, me gjithë shpirt, kam punuar dhe kam hartuar një program konkret për Vlorën dhe banorët e saj. Kam shkuar lagje më lagje e fshat më fshat dhe kam takuar shumë njerëz me të cilët kemi qarë halle.
Megjithatë, ata që dolën në votime, edhe pse Vlora shënoi një rekord të ulët në pjesëmarrje në shkallë Republike, panë te rivali im zgjedhjen e tyre.
Nuk dua të tregohem cinik e të them ‘këtë do ta provojë koha’.
Pavarësisht se kush e udhëheq, unë dua që Vlora të bëjë përpara. Ajo e meriton. Njerëzit e saj edhe më shumë.
Në këtë frymë, i uroj suksese kryetarit të Bashkisë së re, Dritan Leli.
Edhe njëherë, të dashur miq, ju falenderoj dhe ju them se kjo ishte një betejë e humbur, por jo lufta.
Vlora na kërkon të gjithëve bashkë, sërish e përherë. Bashkë do të jemi në krah të saj.
Me dorë në zemër: edhe njëherë, FALEMNDERIT!


Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë

Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë