Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në aksin rrugor pranë fshatit Panaja, në autostradën Vlorë-Fier.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka shpërthyer në rrethana ende të paqarta, ndërsa drejtuesi i mjetit ka arritur të largohet në kohë.

Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar. Nga pamjet e siguruara shihet se makina është shkrumbuar totalisht.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur shuarjen e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së zjarrit në zonën përreth.

Policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet, ndërsa dyshohet për një defekt teknik në automjet.