VLORE - Një 56-vjeçar ka humbur jetën rreth orës 13:35 të ditës së sotme, si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në zonën e Triportit në Zvërnec të qytetit të Vlorës.
Harshi Hamzaj, 56 vjeç, banor në lagjen “Lirim” në Vlorë, ishte duke udhëtuar me motorin e tij, tip Piagio 50 kubik, teksa është përplasur nga një automjet tip Benz me targa AA 38 3EC me drejtues shtetasin me inicialet B.H, 22 vjeç nga fshati Armen i Vlorës.
Si pasojë e plagëve të marra 56-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes duke e braktisur mjetin.
Sipas informacioneve, mendohet se Hamzaj të ketë qenë ne zonën e Triportit për të peshkuar, ndërsa kur është kthyer është aksidentuar.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com