Një aksident më pasojë vdekjen një personi ka ndodhur në Vlorë, ku një këmbësore është përplasur për vdekje nga një makinë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 17:21, në lagjen “24 Maji”, në vendin e quajtur  ”Kryqëzimi i Sodës”.

Automjeti tip ' Peugeot ' me targa AA 735 TC , me drejtues  shtetasin P. I., 37 vjeç, banues në Vlorë,  ka aksidentuar për vdekje këmbësoren S. G., 75 vjeçe, e cila ishte duke lëvizur në këmbë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë, ndërsa  grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.