TIRANE- Ngjarja e rëndë e ndodhur në lagjen 24 Maji të qytetit bregdetar, tronditi gjatë ditës së djeshme qytetarët e Vlorës. Sipas burimeve të Policisë së Vlorës, konflikti mes dy grupeve ka nisur si pasojë e konflikteve të mëparshme mes tyre.
Konkretisht, të tre personat të cilët ngelën të vrarë, si dhe një tjetër i cili ngeli i plagosur rëndë nga përplasja me armë, dyshohej se kishin njohje të mëparshme mes tyre. Po sipas policisë të qytetit bregdetar, këta shtetas kanë qënë me procedim të mëparshëm penal në Spanjë dhe në Shqipëri. Sipas të dhënave paraprake, këta persona akuzoheshin për trafik të lëndëve narkotike, si dhe prostitucion.
Banda e Zanit
Ngjarja e rëndë e ndodhur pasditen e djeshme në qytetin bregdetar të Vlorës, në lagjen 24 Maji, ose e njohur ndryshe si lagjia “Çole”, na kujton vitet e 97-ës. Banda “Çoles” u krijua nga Myrteza Çaushi, i njohur ndryshe edhe si “Zani”, i forti i Vlorës, personazhi i rebelimit në Mars të vitit 1997. Pjesëtarët e grupit ishin 15 persona, shumica me precedentë penalë. Myrteza Çaushi, ishte i burgosur në një nga burgjet e sigurisë së lartë në Greqi pasi kishte disa vepra të rënda penale.
Krejt papritur në shkurt 1997, ai arratiset nga burgu dhe rikthehet në Vlorë, ku duke përfituar nga trazirat së bashku me disa shokë të tij nga magjia Çole krijojnë bandën e njohur në gjithë vendin për krimet monstruoze që ka kryer. Në Vlorë gjatë trazirave të vitit 1997, u formuan 5 banda. 3 prej tyre ishin rivale me atë të Zanit, Banda e Gaxhait, Banda e Kakamit (shpesh herë bashkoheshin në një grup) dhe Banda e Pusit të Mezinit. Kjo e fundit u eliminua gjatë Masakrës së Levanit më 28 Mars 1997.
Sipas një dëshmie të Izet Haxhisë, kjo bandë u nis për të eleminuar Zanin dhe Komitetet e Shpëtimit që po mblidheshin në Vlorë, po u dekonspiruan nga zyrtarë shtetërorë. Rivalitetin më të madh banda e Zanit e pati me bandën e Gaxhait. Përplasja midis tyre nisi më 9 Maj 1997, kur u vra Bernard Duçka, i njohur si Kuqo, anëtar i bandës së Gaxhait. Gaxhai në kundërpërgjigje tentoi të merrte autoblindat e policisë për të luftuar me Zanin, po nuk ia arriti.
Me përfundimin e trazirave dhe arrestimin e pjesëtarëve të dy bandave, lufta midis tyre mbaroi. Zani Çaushi vuan sot në burgjet e vendit tone dënimin e përjetshëm të heqjes së lirisë, por mesa duket “Çolja” mbart ende problematikë, duke e “rizgjuar” dje me masakrën e tre të vrarëve. Gjithsesi kohët janë krejt ndryshe ndaj dje policia e Vlorës ka reaguar menjëherë duke arrestuar 4 personat që mbetën gjallë nga përleshja me armë midis dy bandave të trafikantëve.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 8 Prill 2015
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO