Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital.

Sipas informacioneve paraprake, 50-vjeçari nga Maqedonia është ndjerë keq brenda ambienteve të paraburgimit. Menjëherë është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, por ka mbërritur pa shenja jete.

Dyshohet se i paraburgosuri ka pësuar arrest kardiak ndërsa pritet një njoftim zyrtar nga autoritetet për më shumë detaje.