Mësohet se i ndjeri, Arqile Ngjelo banues në Novoselë të Vlorës, ishte futur në lum për tu larë së bashku me djalin e tij, ndërsa nuk ka mundur të dalë më i gjallë nga uji.
Dyshimet e para flasin për mundësinë e një ataku kardiak që mund të ketë pësuar Ngjelo.
Trupi i pajetë i 38 vjeçarit nuk është gjetur ende, ndërsa shërbimet e policisë janë ende duke kontrolluar zonën ku ka ndodhur ngjarja, si edhe është njoftuar grupi i polumbarëve për të ardhur në ndihmë për gjetjen e trupit.
Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme hetimore.
Njoftimi i plotë i policisë:
Vlorë
Informacion paraprak
Më datë 06.08.2017 rreth orës 18:00 Salla Operative Vlorë njoftohet nga një telefonatë se në lumin Vjosë në fshatin Mifol është mbytur një shtetas.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe nga verifikimet paraprake rezulton se është mbytur shtetasi A.N., 49 vjeç, banues në Novosele,Vlorë.
Shërbimet e policisë janë ende duke kontrolluar zonën ku ka ndodhur ngjarja, si edhe është njoftuar grupi i polumbarëve për të ardhur në ndihmë për gjetjen e trupit.
Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme hetimore.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
