VLORË-Sezoni turistik, ndonëse ka vetëm pak javë që ka nisur zyrtarisht, ka regjistruar një bilanc tragjik të pushuesve që kanë humbur jetën.
Siç raporton gazetari i Report Tv, Armand Xhelili, ditën e sotme është mbytur në plazhin e Vlorës një tjetër pushues.
Viktima është një i moshuar, i identifikuar si SH.C 70 vjeç. Vetëm pak ditë më parë kanë humbur jetën tre pushues, e ndërsa dy te tjerë janë futur në det për t'u larë, por nuk kanë dalë më duke u shpallur të zhdukur.
Komento