Vijon të rritet bilanci i viktimave në plazhet shqiptare.
Janë mbi rreth 20 pushues që kanë humbur jetën në plazhet shqiptare vetëm këtë sezon.
Rasti më i fundit është regjistruar në Vlorë ku një 52 vjeçar është mbytur në vendin e quajtur Kalaja pranë ujit të ftohtë.
Sipas burimeve të Policisë, rreth orës 15. 40 minuta, 52 vjeçari është pikasur nga pushues të rastit duke kërkuar ndihmë në det.
Nga pushues të rastit i është dhënë ndihma e parë dhe është bërë e mundur nxjerrja e tij në breg.
Në vendngjarje ka shkuar edhe ambulanca, por edhe pse i është dhënë ndihma e parë edhe prej tyre shtetasi ka ndëruar jetë.
Nga verifikimi paraprak i policisë rezulton të jetë shtetasi me inicialet L.B, 52 vjeç, banues në Patos.
Kjo problematikë është trajtuar çdo ditë nga ana e Report Tv për shkak se në të shumtën e plazheve shqiptare mungojnë rojet bregdetare dhe për më tepër institucionet nuk marrin masa.
Edhe në rastin e sotëm, sërish mungonte roja bregdetare dhe u desh ndërhyrja e pushuesve për të nxjerrë në breg trupin e pajetë.
Redaksia Online
E.S / shqiptarja.com
/Shqiptarja.com