Prej dy vitesh statistikat flasin për një ulje të numrit të lindjeve në qytetin e Vlorës. Ky fakt konfirmohet edhe nga përgjegjesit e sektorit të planifikimit familjar pranë Drejtorisë së Shëndetit Publik në qytetin bregdetar.

Vështirësitë ekonomike më të cilat po përballen familjet vlonjate renditen si shkaku kryesor për këtë fenomen sipas specialistëve të fushës.
Ndërkaq problem mbetet mungesa të dhënave për abortet, që dyshohet se është një fenomen që po njeh rritet në këtë qytet.

Nga viti në vit përsa i përket numrit të lindjeve ka patur ndryshime. Referuar dy viteve më përpara, ka një rënie të lehtë të lindshmërisë, por këtë vit nuk mund të jap një statistikë përderisa viti ende nuk ka mbaruar dhe ne jemi vetëm në statistika mujore të deri tanishme.

Për këtë 9-mujor kemi 936 lindje të regjistruara në shtëpinë e lindjes,”-është shprehur Përgjegjësia e planifikimit  familjar në DSHP Alketa Gjylbegu.

Ndërkohë drejtuesit e shëndetit publik pohojnë se për të minimizuar rastet e aborteve duhet punuar më shumë në ndërgjesimin e grave për pasojat e këtij veprimi.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)