VLORË- Policia Rrugore gjatë një jave ka kryer kontrolle të vazhdueshme me radar dhe dragera me qëllim ndëshkimin e të gjithë shoferëve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor dhe parandalimin e aksidenteve.

Në një javë, në Vlorë janë pezulluar 22 leje drejtimi, prej të cilave 19 për qarkullimin me shpejtësi mbi normën e lejuar dhe 1 për drejtimin e automjeti nën ndikimin e alkoolit dhe 2 për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Gjithashtu janë vendosur 1245 gjoba, përkatësisht:

 -197 masa për tejkalim shpejtësie

- 107 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit

- 73 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse

- 14 masa për përdorimin e aparatit celular

- 77 masa për parakalime të gabuara

- 237 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit

- 4 masa për mungesë të siguracionit të mjetit

- 536 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor

Policia i bën apel shoferëve që të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor, për të shmangur aksidentet.