/ATSH-Harilla Koçi/.- Këshilli i qarkut të Vlorës do të marrë nën administrim dhe menaxhim landfillin që do të ndërtohet në veri të qytetit, në kuadrin e Projektit "Menaxhimi i Integruar i Mbetjeve të Ngurta për Qarkun e Vlorës".
Kjo u vendos në takimin që u zhvillua në mjediset e Këshillit të Qarkut të Vlorës, ku u diskutuan aspekte të ndryshme të Studimit të Fizibilitetit, çështje institucionale të menaxhimit dhe ideve për pilotimin e riciklimit dhe kompostimit të mbetjeve, në kuadër të këtij projekti, që ka filluar në muajin Janar të vitit 2014 dhe financohet nga KFW gjermane dhe qeveria shqiptare.
Në këtë takim, u analizuan opsionet për ngritjen e një sistemi të integruar të menaxhimit të mbetjeve të ngurta, duke përfshirë një landfill sanitar rajonal, në pjesën veriore të qarkut të Vlorës. Realizimi i këtij projekti është pjesë e Strategjisë dhe Planit Kombëtar të Shqipërisë për Menaxhimin e Mbetjeve, si dhe zhvillimin e turizmit në zonën e Vlorës.
Gjithashtu, u diskutua edhe për çështje që lidhen me zbatimin e këtij projekti, si edhe për bashkëpunimin institucional të menaxhimit të mbetjeve dhe ideve për pilotimin e riciklimit dhe kompostimit të mbetjeve.
Konsulenti gjerman dhe përfaqësues të njësive të qeverisjes vendore, propozuan që menaxhimi i këtij landfilli të bëhet nga Këshilli i qarkut Vlorë, i cili aktualisht po realizon këtë process edhe në landfillin e Bajkaj(Delvinë). Përvoja e krijuar, si dhe lehtesitë që krijohen në aspektin institucional, për shkak të funksionimit të strukturës menaxhuese, u vlerësuan si faktorë që ndikojnë pozitivisht në zbatimin e këtij projekti dhe evitimin e vonesave./k.s/
/Shqiptarja.com