Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati gjatë qëndrimit të tij në qytetin e Vlorës, ku mori pjesë në mbledhjen e qeverisë, ka zhvilluar edhe një takim me maturantë të shkollës “Halim Xhelo”.

Perspektiva e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian, mundësitë e studimit jashtë dhe rritja e standardeve brenda vendit ishin disa nga temat që u prekën gjatë këtij bashkëbisedimi.

Nga ana e nxënësve pati interes të gjithanshëm duke nisur nga çështjet diplomatike dhe marrëdhëniet ndërkombëtare deri tek angazhimi personal për të gjithë ata që aspirojnë të bëhen pjesë e politikës.

Ministri Bushati u shpreh mjaft i kënaqur me çështjet që ngritën të rinjtë duke i inkurajuar ata të bëhen pjesë aktive e jetës shoqërore për të kontribuar pë​r vendin.

[gallery]24272[/gallery]

Redaksia Online
D.T/Shqiptajra.com