Vlorë, ministrja Xhaçka: Ja ku të
drejtoheni për problemet që keni
Rruga e dëmtuar, mungesa e ujit të pijshëm apo shpronësimet janë çështje që shqetësojnë jo pak familjet e fshatit Bestrovë e Vogël, pak kilometra larg Vlorës.
Rruga e dëmtuar, mungesa e ujit të pijshëm apo shpronësimet janë çështje që shqetësojnë jo pak familjet e fshatit Bestrovë e Vogël, pak kilometra larg Vlorës.
Shumë prej tyre, së fundmi kanë zgjedhur të shkruajnë në portalin dedikuar ankesave të qytetarëve në kuadër të platformës së bashkëqeverisjes. Me disa prej banorëve, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka u takua gjatë vizitës në familjen e Trifon Çipës.
“Denoncuesit po bëhen më të shpeshtë në këtë portal edhe më bëhet shumë qejfi për këtë. Në fakt kjo është një mundësi shumë e mirë, se si ne mund të kontaktojmë me të gjithë qytetarët. Me këtë platformën e re, bashkëqeverisjen me qytetarët, është ajo çfarë keni bërë ju dhe ajo që duhet të bëjë çdo qytetar, është mundësia që na jepet për të njohur shqetësimet edhe problemet e për t’i adresuar.
Dua t’ju siguroj që është një portal që do të funksionojë maksimalisht. Ka një grup të madh njerëzish përfshirë ne ministrat, stafet tona, përfshirë deputetët që do të jenë gjithë kohën të angazhuar për të kthyer përgjigje, për të adresuar problematikën që na vjen përmes portalit, ashtu si keni bërë edhe ju”, tha ministrja në bashkëbisedim me banorët.
Mbështetur në prioritet e Qeverisë në këtë mandat të dytë, ministrja e Mbrojtjes siguroi banorët se vëmendja ndaj fshatit dhe zonave rurale këtë 4 – vjeçar do të jetë maksimale.
“Nuk është e lehtë të administrosh pak gjë, e megjithatë, në katër vite ne kemi qenë ekonomiqarë të mirë. Dëshira është jashtëzakonisht e madhe për të bërë shumë më tepër nga çfarë kemi mundësi të bëjmë, por të paktën jemi në rrugë të mbarë.
Kemi investuar te gjërat kryesore e tani do të fillojmë të shtrihemi në ato, le të themi dytësore, pra nga qyteti do të vijmë në fshat.
Zhvillimin urban do ta sjellim edhe në fshat, do të bëjmë çmos që problemet e gjithësecilit të vlerësohen.
Dua që të keni besim,që ne po bëjmë maksimumin për të qenë sa më besnikë ndaj atyre gjërave që kemi premtuar dhe që kemi thënë”, tha Ministrja mes të tjerave.
Ministrja Xhaçka shoqërohej nga zv.ministri Petro Koçi, deputeti Vullnet Sinaj dhe zv.kryetari i Bashkisë sëVlorës, Ardian Musta.
dy.b/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?
-
Institucioneve
14.9%
-
Opozitës
18.1%
-
Qytetarëve
67%
Vota total: 1924
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spiropali uron Tavon: Populli i Himarës foli, zgjodhi dhe dëshmoi kulturë demokratike! Punë të mëdha na presin
5 Gusht, 11:53
-
Begaj pret të Ngarkuarën me Punë të SHBA në Tiranë: Mirënjohje për kontributin tuaj
5 Gusht, 11:49
-
VIDEO/ 'Hiqini kapelen', goli i pabesueshëm që u shënua në Argjentinë! I denjë për çmimin 'Puskas'
5 Gusht, 11:47
-
Dënohet me 4 dekada burgim klani italo-shqiptar i narkotrafikut! Drejtohej nga dy vëllezërit shqiptarë, vendimi dhe emrat
5 Gusht, 11:37
-
Sherri me personazhin e njohur në TikTok! Nuk u paraqit në komisariat, shpallet në kërkim Noizy
5 Gusht, 11:34
-
Keni humbur dokumentet e udhëtimit apo u ka skaduar afati? Si të aplikoni online në e-albania e të shkurtoni kohë
5 Gusht, 11:27
-
Kriptovalutat marrin goditje historike, Bitcoin dhe simotrat në rënie drastike, 18% brenda një dite! Tremben investitorët
5 Gusht, 11:05
-
Miqësoret/ Trajneri Ahmataj zbardh listën me emrat e 20 kuqezinjve të ftuar në Kombëtaren U-19
5 Gusht, 11:01
-
Koreja e Veriut dislokon 250 raketahedhës në kufi
5 Gusht, 10:52
-
Vdekja e 38-vjeçarit në Ksamil, dalin rezultatet e ekspertizës paraprake mjeko ligjore: U mbyt! S'ka asnjë dëmtim të shkaktuar nga jet ski
5 Gusht, 10:49
-
Punëtorët e fshatit e gjetën gati pa ndjenja në pishinën e vilës, aksidentohet në Ibiza aktori Zac Efron! Ja si paraqitet gjendja
5 Gusht, 10:41
-
Paris 2024/ Fotofinishi i çmendur në garën e 100 metrave, këmba e xhamajkanit kaloi e para finishin! Pse fitorja iu dha amerikanit
5 Gusht, 10:35