VLORE - Një aksident automobilistik ka ndodhur në qytetin e Vlorës gjatë orëve të pasdites së sotme, si pasojë e të cilit është plagosur rëndë një 25-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur rreth orë 14:45 në rrugën përballë poliklinikës në Vlorë, ku i riu po kalonte me mjetin tij motor tip Kavasaki 150 kubik me targa AA 495 U. Gjatë këtij momenti 25-vjeçari është përplasur nga një veturë tip Mitsubishi me targa VL 2613 CA me drejtues rreth të 50-ave.
Si pasojë e përplasjes i riu ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Vlorës. Ai fillimisht është dërguar menjëherë në ambulancën e qyteti e cila ndodhej fare pranë aksidentit, ndërsa më vonë është shoqëruar me ambulancë për në spitalin e Vlorës.
Sipas hetimeve paraprake lidhur me ngjarjen, dyshohet se aksidenti të ketë ndodhur si pasojë e mosrespektimi të rregullave të qarkullimit rrugor. Drejtuesi i automjetit Mitsubishi është shoqëruar në komisariatin e policisë së Vlorës. Ndërkaq, vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet reale dhe detajet e këtij aksidenti.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com